Sport

Ethe dhe dëmtime/Lazio me probleme ndaj Milanit: Sarri përfundon me 14 lojtarë në stërvitje

21 Prill 2022, 10:15 Nga DOSJA
Ethe dhe dëmtime/Lazio me probleme ndaj Milanit: Sarri përfundon me 14

ITALI– Situatë e komplikuar te Lazio vetëm pak ditë pas ndeshjes vendimtare kundër Milanit, e cila mund të përcaktojë, fatin e skuadrës për të arritur në kupat e Europës. Ndeshja deri më tani duket se nuk do të buzëqeshë për skuadrën e Sarrit. Ditën e djeshme tekniku anuloi seancën stërvitore për shkak të mungesës së lojtarëve.

Strakosha, Adamonis, Marusic, Luiz Felipe, Radu, Milinkovic, Cataldi, Raul Moro, Patric dhe Pedro nuk ishin në seancën stërvitore. Dy të fundit vuajnë nga bllokimi i muskujve, të tjerët nuk u paraqitën pasi shfaqën forma gripale. Disa me ethe, të tjerët ende nuk kanë rifituar formën fizike.

Në seancën e fundit stërvitore pjesë ishin vetëm Reina, Lazzari, Kamenoviç, Acerbi, Hysaj, Basic, Leiva, Luis Alberto, Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni plus Cabral dhe Akpa Akpro që janë aktivizuar shumë pak Në një ‘Olimpico’ pa tifozët ultras, bardhekaltrit po kërkojnë pikë për Europën. Jo një mision i lehtë me pak lojtarë në dispozicion.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio milan sarri lazio milan sarri

Sondazh

Poll