Sport

Ish-ylli kolumbian Freddy Rincon ishte në timon në aksidentin e tij fatal…

21 Prill 2022, 09:50 Nga DOSJA
Ish-ylli kolumbian Freddy Rincon ishte në timon në aksidentin e tij

KOLUMBI – Ish-ylli i futbollit kolumbian Freddy Rincon, i cili vdiq në një aksident rrugor në qytetin e Cali javën e kaluar, ishte duke ngarë makinën në momentin e aksidentit, thanë prokurorët kolumbianë të mërkurën. Ky version bie ndesh me të afërmit e ish-lojtarit të Real Madridit dhe Napolit, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm gjatë aksidentit.

“Mjeti në të cilin ishte Freddy Rincon drejtohej nga ky i fundit”,- tha prokurori i përgjithshëm i Kolumbisë, Francisco Barbosa, në një video të postuar në Twitter. Ky konkluzion është bazuar në ekspertizë mjeko-ligjore, studime teknike dhe është vërtetuar nga dëshmitarët që ndodheshin brenda automjetit dhe kamerave”,- tha Barbosa.

Në orët e para të 11 prillit, makina u godit nga një autobus i transportit publik në një aksident të rëndë që la të plagosur pesë persona, nga të cilët më i lënduari rezultoi të ishte Rincon, i cili pësoi “dëmtim të rëndë të trurit” dhe përfundimisht vdiq më 13 prill.

Pamjet e publikuara nga shtypi tregojnë se automjeti i Rincon kaloi me semafor të kuq përpara se të goditej. Ish-ylli i Kolumbisë vdiq dy ditë më vonë në spital. Ai ishte 55 vjeç.

Fillimisht, një nga banorët u tha autoriteteve se Rincon ishte në timon, por një nga djemtë e këtij të fundit, Sebastian, e hodhi poshtë këtë version.

Rincon ishte një nga mesfushorët më të mirë në historinë e kombëtares kolumbiane (84 ndeshje) dhe ishte pjesë e brezit të artë që mori pjesë në tre Kupa Botërore radhazi (1990, 1994 dhe 1998). Ai ishte kapiteni i Corinthians që fitoi Kupën e Botës për Klube në vitin 2000.

#ATENCIÓN | Fiscal Francisco Barbosa entrega detalles sobre la investigación por el accidente en el que murió el exfutbolista Freddy Rincón. Pruebas forenses y técnicas, y testimonios recopilados, dan cuenta de que el exjugador conducía la camioneta involucrada en los hechos. pic.twitter.com/cfxo68yHhI

— Fiscalía Colombia (@FiscaliaCol) April 21, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aeroporti i napolit autobusi i real madridit federata kolumbiane e futbollit freddy rincón aeroporti i napolit autobusi i real madridit federata kolumbiane e futbollit freddy rincón

Sondazh

Poll