Sport

Erdhi këtë sezon me bujë, Inter vendos në merkato lojtarin;kërkesa nga Bayern dhe Tottenham

21 Prill 2022, 11:15 Nga DOSJA

ITALI- Verën e kaluar Denzel Dumfries zëvendësoi Achraf Hakimi te Inter, por, si marokeni, ai mund të ndajë të njëjtin fat: një sezon me fanellën zikaltër dhe në listën e merkatos. Klubi italian shpenzoi 12.5 milionë (plus bonuset) për ta transferuar nga PSV.

Lojtari holandez ka qenë protagonist i një sezonit të mirë, nuk e nisi mirë në fillim, por shpejt u ambjentua me skemën e Inzaghit, prandaj nuk është rastësi që Bayern Munich apo Tottenham janë interesuar për të.

Situata ekonomike së Interit dhe Suningut është e qartë dhe gjithashtu verën e ardhshme klubit do t’i duhen të paktën 60-70 milionë euro të ardhura nga shitja e lojtarëve. Sa i përket Dumfries klubi të paktën kërkon 35-40 muilionë për t’u privuar nga shërbimet e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dumfries inter dumfries inter

Sondazh

Poll