Sport

Finalja e Champions League, UEFA publikon çmimet e biletave; tërbohen tifozët

21 Prill 2022, 09:56 Nga DOSJA
Finalja e Champions League, UEFA publikon çmimet e biletave;

FRANCË– UEFA ka publikuar çmimet e biletave dhe ndarjen e tyre për finalen e Champions League që do të zhvillohet në Paris. Liverpool, Manchester City,Villareal dhe Real Madrid janë skuadrat gjysmëfinaliste që do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund turneut. Finalja do të zhvillohet në ‘Stade de France’ më 28 maj.

Tashmë është konfirmuar se gjithsej 52 mijë bileta do të vihen në dispozicion të tifozëve ( kapaciteti i stadiumit 75 mijë vende). 23 mijë biletat e mbetura do t’u jepen federatave kombëtare, partnerëve, transmetuesve dhe programit zyrtar të mikpritjes së UEFA-s.

Nga 52 mijë bileta për tifozët, 40 mijë do të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy klubeve në finale. 12 biletat e mbetura do t’u ofrohen tifozëve neutral në mbarë botën. Një ndarje e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët, të cilët kërkonin më shumë bileta për finalen.

 

UEFA has announced its allocation for the 2022 Champions League final, with a total of 20,000 tickets available for each side competing in the showpiece fixture.

— Anfield Watch (@AnfieldWatch) April 20, 2022

People moan about this every year… And every year the stadium is full of fans from both teams anyway

— emmet curran (@emmetc_92) April 20, 2022

Kategoritë e çmimeve për biletat për publikun e gjerë janë si më poshtë:

Kategoria 4: 70 euro

Kategoria 3: 180 euro

Kategoria 2: 490 euro

Kategoria 1: 690 euro

Biletat shiten përmes një sistemi online në faqen zyrtare të UEFA-s nga ora 13:00 të mërkurën deri në orën 13:00 të enjten, më 28 prill.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league uefa champions league uefa

Sondazh

Poll