Sport

Ferrari konfirmon Sainz edhe për dy vite të tjera, rritje page për pilotin (Fjala e tij)

21 Prill 2022, 10:23 Nga DOSJA
Ferrari konfirmon Sainz edhe për dy vite të tjera, rritje page

ITALI– Carlos Sainz ka rinovuar kontratën me Ferrarin në Formula 1 deri në vitin 2024. Këtë mëngjes ‘kokëkuqja’ njoftoi rinovimin e marrëveshjes, shumë të merituar nga spanjolli pas një viti të jashtëzakonshëm. Në debutimin e tij me Ferrarin, Carlitos tregoi menjëherë aftësi të mëdha  duke punuar ngushtë me inxhinierët. Konfirmimi nuk ishte në dyshim, sepse Ferrari donte të vazhdonte me Sainz. Marrëveshja përfshin një rritje page prej 20%, marrëveshje që shkon nga 10 në 12 milionë dollarë në vit.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me Ferrarin. Gjithmonë kam thënë se në Formula 1 nuk ka ekip më të mirë për të garuar dhe pas më shumë se një viti me këtë skuadër mund të them se kjo përvojë ka shkuar përtej pritshmërive të mia.

 

Muy contento de renovar dos años más con @ScuderiaFerrari! Ponerme este mono y representar a este equipo es un gran honor para mí. Ferrari vuelve a luchar arriba y lo daré todo para pelear por ambos campeonatos! Vamos!???

?https://t.co/VhmLsMlDRT
#essereFerrari#Carlossainz pic.twitter.com/wREYvnQkPZ

— Carlos Sainz (@Carlossainz55) April 21, 2022

Uniforma e kuqe dhe përfaqësimi i Ferrarit është një nder i madh për mua. Jam krenar që do ta vazhdojmë këtë aventurë së bashku. Sezoni im i parë në Maranello ishte solid dhe konstruktiv, ne kemi rritur së bashku dhe rezultatet e punës së bërë po shfaqen në fillim të këtij sezonit”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ferrari sainz ferrari sainz

Sondazh

Poll