Sport

Navas, i pakënaqur me Pochettinon, për rotacionin me Donnarumman

21 Prill 2022, 09:30 Nga DOSJA
Navas, i pakënaqur me Pochettinon, për rotacionin me Donnarumman

FRANCE – Portieri parizien Keylor Navas pranoi një “situatë të komplikuar” te PSG për shkak të rotacionit e përdorur nga trajneri Pochettino me konkurrentin e tij Gianluigi Donnarumma.

Ai, pas fitores të parizienëve kundër Angers ku luajti si titullar, u shpreh të mërkurën në mbrëmje se kjo “duhej të ndryshonte” në mikrofonin e “Canal +”.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Gigio, por unë dua të luaj çdo ndeshje, është një situatë e komplikuar”,- tha portieri 35-vjeçar nga Kosta Rika, përpara se të shtonte: “Jam i lumtur në Paris, por kjo duhet të ndryshojë”.

Ndërkohë, trajneri Mauricio Pochettino reagoi më pas ndaj fjalëve të portierit të tij: “Me siguri do të ketë një tjetër menaxhim vitin e ardhshëm. Konkurrenca ka qenë e mirë, por e ardhmja me siguri do të shkruhet në rrethana të ndryshme. Është e qartë se Keylor si Gigio duan të luajnë më shumë”.

Përpara se të mbrohej: “Asnjë klub në botë nuk ka përjetuar një situatë të tillë me dy portierët numër një të këtij niveli,”- deklaroi Pochettino pa dhënë detaje të tjera për zgjidhjen e këtij problemi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gigio donnarumma keylor navas gigio donnarumma keylor navas

Sondazh

Poll