Sport

Humbja ndaj Arsenal, kapiteni i Chelsea-t nuk i mban dot nervat; zbulohet debati me tifozin

21 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
Humbja ndaj Arsenal, kapiteni i Chelsea-t nuk i mban dot nervat; zbulohet debati

ANGLI– Chelsea-Arsenal ishte një nga ato ndeshjet që hyn në historinë e Premier League për emocionet që dhuroi. Në takimin e javës së 30-të, topçinjtë fituan me shifrat 2-4. Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozeria e Chelsea-t, por as nga lojtarët.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje tifozët kanë shpërthyer në ofendime ndaj skuadrës, gjë e cila nuk është pritur aspak mirë nga një prej yjeve të “bluve”, Cesar Azpilicueta. Spanjolli është filmuar duke u përplasur me fjalë me një prej tifozëve, dhe shumë i acaruar nga çfarë po dëgjonte.

Mbrojtësi më pas filloi të bënte gjeste, si për t’i treguar tifozit të duartrokiste skuadrën, nga pamjet duket se ky i fundit i ka kërkuar falje. Episodi, megjithatë, dëshmon problemet që po kalon kjo skuadër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenal azpilicueta chelsea arsenal azpilicueta chelsea

Sondazh

Poll