Bota

Vendosja e maskave nuk do të kërkohet me detyrim në disa linja ajrore në SHBA

21 Prill 2022, 07:32 Nga DOSJA
Vendosja e maskave nuk do të kërkohet me detyrim në disa linja

SHBA- Të hënën, një gjykatës federal në Florida hodhi poshtë mandatin e maskës së administratës Biden për aeroplanët, trenat dhe transportin tjetër publik.

Sipas CNN, brenda disa orësh, disa linja ajrore të mëdha njoftuan se nuk do të zbatonin më kërkesat për maska ​​dhe vendosja e maskave nuk do të jetë më me detyrim por sipas dëshirës së pasagjerit.

Disa nga linjat ajrore janë Delta Air Lines, American Airlines, United Airlines, Southëest Airlines, Alaska Airlines dhe JetBlue.

Një nga linjat ajrore, Alaska Airlines tha përmes një deklarate që maskat për fytyrën tani janë opsionale ndërkohë kërkoi gjithashtu që pasagjerët të jenë të kujdesshëm.

“Ndërsa ne jemi të kënaqur që kjo do të thotë se shumë prej nesh mund të shohin fytyrat tuaja të buzëqeshura, ne e kuptojmë se disa mund të kenë ndjenja të përziera. Ju lutemi mos harroni të jeni të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe se mbajtja e një maskë gjatë udhëtimit është ende një opsion,”-thuhej në deklaratën e postuar në faqen e saj të internetit.

Edhe linjat e tjera ajrore kanë bërë të njëjtin veprim duke ju kërkuar pasagjerëve të jenë të kujdesshëm dhe që maskat tashmë janë opsionale.

 (j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota video galeri ‘pasaportë covid’ heqja e maskave ‘pasaportë covid’ heqja e maskave

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 06:56

Macron apo Le Pen, kë po mbështet Zelenskyy?

FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjatë një interviste me një televizion francez, i bëri thirrje kandidates së djathtë Marine Le Pen, të ris...