Bota

Ekstradimi i Julian Assange në SHBA, DW: Duket se është i pashmangshëm

21 Prill 2022, 06:36 Nga DOSJA
Ekstradimi i Julian Assange në SHBA, DW: Duket se është i

Duke mos e pranuar kërkesën për apel të Julian Assange, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar i hapi me vendimin e saj formalisht rrugën ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks për në SHBA. Gjykata dha si arsye mungesën e bazës ligjore. Tani fati i 50-vjeçarit Assangeështë në duart e e ministres së Brendshme, Priti Patel. Vendimi i gjykatës fshiu një nga shpresat e fundit se procesi mund të kthehej në favor të tij.

Precedent i tmerrshëm për gazetarinë investigative

Edhe organizata Reporterët pa Kufi, e cila lufton për lirinë e shtypit dhe të informacionit në mbarë botën, është skeptike. Meqenëse ishte ministrja e Brendshme britanike e cila mundësoi fillimisht procesin e ekstradimit, “ne nuk shohim shumë mundësi që ajo të vendosë kundër ekstradimit,” tha për DW, Lisa-Maria Kretschmer, referente për politikën në seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi.

Lisa-Maria Kretschmer thotë se ekstradimi i Assange do të përbënte një “precedent absolutisht të tmerrshëm” për gazetarinë investigative. Si pasojë çdo gazetar që punon për zbardhjen e krimeve të luftës, shkruan për çështje të sigurisë kombëtare dhe të shërbimeve sekrete mund të përballet me të njëjtin fat si Assange.

Nëse australiani do të gjykohet para një gjykate amerikane, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm, sepse masa e dënimi mund të jetë deri në 175 vjet.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota julian assange lisa-maria kretschmer shba julian assange lisa-maria kretschmer shba

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 06:22

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer akuza gjatë një mbledhjeje që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 20 prill. Ministrja e Punëve të Jasht...