Bota

Zyrtari rus: Do t’i japim fund operacionit në Ukrainë kur të ndalen kërcënimet nga NATO

21 Prill 2022, 07:04 Nga DOSJA
Zyrtari rus: Do t’i japim fund operacionit në Ukrainë kur

RUSI- Një zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Rusisë Alexey Polishchuk ka thënë se operacioni ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë.

“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga Vendet e NATO-s,”- tha Polischuk.

Sipas BBC, Polishchuk e dha deklaratën e tij përmes agjensisë shtetërore ruse të lajmeve, Tass. Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës.

Diplomati shtoi se operacioni po shkonte siç ishte planifikuar dhe se të gjitha qëllimet e tij do të arrihen.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexey polishchuk lufta ukraine-rusi alexey polishchuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 06:22

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer akuza gjatë një mbledhjeje që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 20 prill. Ministrja e Punëve të Jasht...