Bota

Inteligjenca britanike: 9 Maj është një datë e rëndësishme për Rusinë

21 Prill 2022, 06:22 Nga DOSJA
Inteligjenca britanike: 9 Maj është një datë e

MBRETËRIA E BASHKUAR- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia dëshiron të demonstrojë një sukses të rëndësishm përpara festimeve të tyre vjetore të Ditës së Fitores më 9 Maj.

Sipas BBC, agjentët britanikë thonë që kjo mund të ndikojë se sa shpejt dhe me forcë ata do të përpiqen të kryejnë operacione këto javët e fudit para datës 9 Maj.

‘Dita e Fitores’ e cila festohet me 9 Maj, kremton fitoren ndaj Gjermanisë naziste dhe shënon një festë të madhe çdo vit në Rusi.

Forcat ruse tani po përparojnë në Donbas si pjesë e një ofensive të ripërtërirë pasi nuk arritën të marrin Kievin.

Ministria e Mbrojtjes në një përditësim të inteligjencës gjithashtu ka thënë se forcat po lëvizin drejt qytetit të Kramatorsk, i cili vazhdon të vuajë nga sulmet e vazhdueshme me raketa.

“Nivelet e larta të aktivitetit ajror rus vazhdojnë teksa Rusia kërkon të ofrojë mbështetje të afërt ajrore për ofensivën e saj në Ukrainën lindore, për të shtypur dhe shkatërruar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës,” -thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 9 maj dita e fitores lufta ukraine-rusi 9 maj dita e fitores lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 06:22

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer akuza gjatë një mbledhjeje që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 20 prill. Ministrja e Punëve të Jasht...