Bota

Lideri çeçen: Forcat ruse do marrin Mariupolin sot

21 Prill 2022, 06:48 Nga DOSJA
Lideri çeçen: Forcat ruse do marrin Mariupolin sot

RUSI- Një aleat kryesor i presidentit rus Vladimir Putin ka thënë se forcat ruse do të kapin bastionin e fundit kryesor të rezistencës në qytetin e rrethuar të Mariupol të enjten pasi Ukraina propozoi bisedime për evakuimin e trupave dhe civilëve atje.

Sipas Sky News, kreu i republikës ruse të Çeçenisë Ramzan Kadyrov, forcat e së cilës kanë luftuar në Ukrainë, për fabrikën e çelikut kanë thënë se Mariupoli do të bjerë sot.

“Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të Federatës Ruse,” – tha Ramzan Kadyrov.

Qyteti jugor i rrethuar ka qenë një objektiv kyç për Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë pothuajse dy muaj më parë. Forcat ruse kanë pretenduar se janë në prag të marrjes së kontrollit të plotë të qytetit prej ditësh, por forcat ukrainase kanë mundur ta mbrojnë vendin duke i zbrapsur pushtuesit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ramzan kadyrov lufta ukraine-rusi ramzan kadyrov

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 06:22

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer akuza gjatë një mbledhjeje që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 20 prill. Ministrja e Punëve të Jasht...