Bota

‘Ju siguroj’/ Lideri çeçen: Forcat ruse do marrin Kievin, asnjë hap pas

11 Prill 2022, 06:06 Nga DOSJA
‘Ju siguroj’/ Lideri çeçen: Forcat ruse do marrin

RUSI– Ramzan Kadyrov, lideri i republikës ruse të Çeçenisë, ka deklaruar se do të ketë një ofensivë nga forcat ruse jo vetëm në portin e rrethuar të Mariupolit, por edhe në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

“Do të ketë një ofensivë… jo vetëm në Mariupol, por edhe në vende të tjera, qytete dhe fshatra”, tha Kadyrov në një video të postuar në Telegram, raporton Reuters.

“Luhansk dhe Donetsk do t’i çlirojmë plotësisht në radhë të parë… dhe më pas do të marrim Kievin dhe të gjitha qytetet e tjera”.

Kadyrov, i cili shpesh e ka përshkruar veten si “ushtari këmbësor” i presidentit rus Vladimir Putin, tha se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për Kievin. “Unë ju siguroj: Asnjë hap nuk do të hidhet pas“, tha Kadyrov.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zjarr në Gorlovka, Kancelari austriak takohet me Putin, Ukraina pajiset me ‘Hercules’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ramzan kadyrov lufta ukraine-rusi ramzan kadyrov

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 06:22

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer akuza gjatë një mbledhjeje që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 20 prill. Ministrja e Punëve të Jasht...