Sport

Leo Messi i dëmtuar, humbet ndeshjen e titullit të Ligue 1!

20 Prill 2022, 05:02 Nga DOSJA
Leo Messi i dëmtuar, humbet ndeshjen e titullit të Ligue 1!

FRANCE Paris Saint Germain mund të shpallet kampion i Ligue 1 këtë të mërkurë në ndeshjen e tij në Angers, por këtë do ta bëjë pa praninë e Leo Messit, i cili do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit.

“Leo Messi është ende në trajtim për një inflamacion të tendinit të Akilit të majtë. Një kontroll i ri do të bëhet pas 48 orësh”,- thuhet në raportin mjekësor të lëshuar nga klubi francez të martën.

Aty u detajua gjithashtu se Marco Verratti (kontuzion në gjurin e majtë) dhe Presnel Kimpembe (dhimbje në gjurin e djathtë) gjithashtu nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen.

Mauricio Pochettino nuk do të ketë të gatshëm edhe Ander Herrera, Layvin Kurzawa, Julian Draxler, Abdou Diallo dhe argjentinasi Leandro Paredes.

“Ka disa probleme, tashmë e dini nga raporti mjekësor. Është koha që të përfshihen lojtarë që nuk luajnë rregullisht dhe gjithashtu të rinjtë të përfshihen në listë për të fituar përvojë për të ardhmen e klubit”,- tha trajneri Mauricio Pochettino në një konferencë për shtyp.

Pritet që spanjoli Sergio Ramos dhe argjentinasi Ángel Di María të jenë pjesë e njëmbëdhjetëshe startuese të ndxeshjes në “Stade Jean-Bouin” këtë të mërkurë nga ora 16:00, shtëpia e një skuadre që është e katërmbëdhjeta në kampionatin francez.

Ndërkohë, ylli Leo Messi ka qenë ishte i pranishëm në 21 nga 32 ndeshjet e PSG-së në ligë: ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 13 asistime. Duhet theksuar se mungesa e tij e fundit është shënuar më 20 mars kur mungoi kundër Monakos për shkak të një procesi gripi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo edhe lionel messin trajnerit pochettino drejtori i psg leonardo edhe lionel messin trajnerit pochettino

Sondazh

Poll