Sport

Barça tani e di çmimin e Lewandowskit, bavarezët gati ta shesin…

19 Prill 2022, 09:15 Nga DOSJA
Barça tani e di çmimin e Lewandowskit, bavarezët gati ta

GJERMANI – Bayern Munich do të lejonte largimin e Robert Lewandowskit në fund të këtij sezoni për një shumë prej jo më pak se 40 milionë euro, sipas informacioneve të revistës ‘Kicker’.

Sulmuesi polak Lewandowski (33 vjeç), ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2023 dhe deri më tani qëndrimi zyrtar i klubit është se ai do ta përmbushë kontratën dhe se do të punohet për rinovimin e marrëveshjes.

Megjithatë, klubi sipas ‘Kicker’ hedh poshtë mundësinë e rinovimit për më shumë se dy vite, si dhe pretendimin për rritjen e pagas. Në Bayern, ekziston një zakon që të mos rinovohen kontratat me lojtarët mbi tridhjetë vjeç për më shumë se dy vjet.

Tani për tani, janë tre lojtarë kyç në vitet e fundit te Bayerni, që janë mbi 30 vjeç dhe kontratat e të cilëve skadon në 2023: Lewandowski, Manuel Neuer dhe Thomas Müller. Ish-lojtari i Bayernit, Thomas Helmer, beson se në fund, Bayerni nuk do të zgjasë kontratën e të treve për të rinovuar skuadrën dhe për të mos lejuar që fatura e pagave të rritet në qiell.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të gazetës “TZ” të Mynihut, drejtuesit e Bayernit janë dyshues ndaj raportimeve se ka një përafrim mes Lewandowskit dhe Barcelonës. Bordi bavarez vlerëson se është një manovër e agjentit të lojtarit polak, Pini Zahavi, për të forcuar pozicionin e tij në negociata, pasi Barcelona nuk do të kishte kapacitete financiare për të përballuar një operacion të kësaj natyre.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes robert lewandowski të fitojë administratori i bayern munich duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes robert lewandowski të fitojë

Sondazh

Poll