Sport

Seria e dytë e audiove Piqué-Rubiales, Mbreti Juan Carlos I dhe Messi dalin protagonistë!

19 Prill 2022, 08:51 Nga DOSJA
Seria e dytë e audiove Piqué-Rubiales, Mbreti Juan Carlos I dhe

SPANJE – Seria e audiove midis Gerard Piqué dhe Luis Rubiales ka kapitullin e dytë këtë të martë, pasi vetë lojtari këtë të hënë është përpjekur të bëjë shpjegime në lidhje me publikimin nga “El Confidencial”, të disa audiove, ku flitej për shpërndarjen ekonomike të organizimit të Superkupës së Spanjës.

Nëse në pjesën e parë roli kryesor binte mbi shifrat dhe shumat e rëna dakord, tani Leo Messi dhe Mbreti Juan Carlos I janë protagonistë. Sa i përket sulmuesit argjentinas, sipas audios të publikuar nga “El Confidencial”, qendërmbrojtësi dhe presidenti i RFEF ranë dakord të përdorin imazhin e Barçës dhe Leos: “Ne kemi Leon pas”,- i thotë Pique presidentit Rubiales.

Sa i përket Mbretit Juan Carlos I, sipas informacioneve, lojtari i Barcelona dhe presidenti i Federatës kanë rënë dakord të kontaktojnë Mbretin për t’i ndihmuar ata të mbyllin shitjen e Superkupës në Arabinë Saudite, duke përfituar nga marrëdhëniet e tij të mira me regjimin e atij vendi: “Do të na ndihmonte me siguri,”– komenton Pique .

“Uf. Nëse ne hidhemi nga Federata në Qeveri… kjo do ta bëjë të vetën. Një gjë tjetër është që ju ta bëni, por do të përfshiheni. Nuk e di”,- përgjigjet Rubiales.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “divorci” messi-barcelona klauzola“anti pique” mbrojtësi i qendrës gerard pique “divorci” messi-barcelona klauzola“anti pique” mbrojtësi i qendrës gerard pique

Sondazh

Poll