Sport

Drogba, kandidat për president i Federatës së Bregut të Fildishtë

19 Prill 2022, 08:05 Nga DOSJA
Drogba, kandidat për president i Federatës së Bregut të

AFRIKE – Kandidati për presidencën e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, ish-futbollisti i njohur Didier Drogba, planifikon të reformojë futbollin e vendit të tij nëse zgjidhet më 23 prill.

Ai e deklaron optimizmin e tij. “Pas 23 prillit, do të fillojë një epokë e re për futbollin e Bregut të Fildishtë”,– deklaroi kandidati Drogba, në një konferencë shtypi në Abidjan, i sigurt për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Bregut të Fildishtë (FIF), në garë me rivalët Idriss Diallo dhe Sory Diabaté.

“Mendoj se i kam të gjitha shanset për të fituar këto zgjedhje”, tha ai, duke theksuar “punën e bërë nga stafi i tij” dhe programin e tij të quajtur ‘Rilindja’. “Prioriteti im pas zgjedhjes sime do të jetë bashkimi, sepse Bregu i Fildishtë ka përjetuar shumë kriza që na kanë bërë të humbasim kualifikimin në dy Kupat e fundit të Botës.”

Drogba synon të riorganizojë të gjithë futbollin e Bregut të Fildishtë nga lart-poshtë dhe ka premtuar një rritje të subvencioneve për klubet, presidentët e të cilëve janë thirrur të zgjedhin drejtuesin e ri të FIF.

Didier Drogba, Idriss Diallo dhe Sory Diabaté, u përzgjodhën zyrtarisht të shtunën si kandidat, midis gjashtë pretendentëve, për presidencën e FIF, zgjedhje që do të mbahen të shtunën në Yamoussoukro.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport didier drogba drogba kundër zvicrës dhe bregut të fildishtë didier drogba drogba kundër zvicrës dhe bregut të fildishtë

Sondazh

Poll