Sport

Tragjedia e CR7 prek botën e futbollit, nga Man.United te Usain Bolt (Ngushëllimet)

18 Prill 2022, 21:35 Nga DOSJA

ANGLI- Të famshëm nga bota e futbollit dhe më gjerë i dërguan ngushëllimet e tyre Cristiano Ronaldos këtë mbrëmje pasi ylli i Manchester United zbuloi se një nga binjakët e porsalindur ka ndërruar jetë.

‘Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë”, shkruhet në postim. “Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.”

 

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Shoku i skuadrës te Manchester United, Marcus Rashford ngushëlloi Ronaldon me një postim në Twitter: “Mendimet e mia janë me ty dhe me Georginën. Me vjen shume keq.’ Motra e Ronaldos, Katia Aveiro, ka postuar në Instagram: “Të dua dhe zemra ime është gjithmonë me ty… Zoti kujdeset për gjithçka dhe forcoftë rrugën tuaj gjithnjë e më shumë…

Ngushëllimi ka ardhur edhe nga sprinteri xhamajkan, Usain Bolt, i cili është një tifoz i Manchester United. “Lajm tronditës”. Ngushëllimet më të thella për ju dhe gjithë familjen tuaj.’ Klubi i Manchester United deklaroi mbështetjen e plotë, duke thënë: “Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Duke dërguar dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë.’

Gary Lineker shkroi në Twitter: ‘Lajm tmerrësisht i trishtuar. Ngushëllime të sinqerta për ju dhe familjen tuaj.’ Nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro, iu përgjigj në Instagram me një emoji me fytyrë të trishtuar, ndërsa Diogo Dalot u përgjigj me një zemër dashurie. Shokët e skuadrës si Diogo Dalot, David de Gea dhe Alex Telles u përgjigjën gjithashtu me emoji të zemrës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll