Sport

PSG do të ndahet me Leo Paredes, Mauro Icardi dhe Ángel Di María…

19 Prill 2022, 05:47 Nga DOSJA
PSG do të ndahet me Leo Paredes, Mauro Icardi dhe Ángel Di

FRANCE Rrallë herë gazeta “L’Equipe” dështon të njoftojë largimet. Gazeta e njohur franceze njoftoi në një nga publikimet e saj të fundit, se udhëheqja e PSG-së ka dekretuar, që për sezonin e ardhshëm planifikon të largojë Mauro Icardin, Ángel Di María dhe Leandro Paredes, tre nga katër argjentinasit që ka në skuadër.

Në këtë mënyrë, Leo Messi do të ishte i vetmi përfaqësues argjentinas në klub, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2023.

Pra, më i miri në botë, do të jetë sezonin e tij të fundit pa bashkëkombës, element ky që ishte vendimtar për kohën kur “Pleshti” u bë pjesë e kastit francez.

Di María tashmë është në kërkim të një klubi

I pari që me siguri duhet të kërkojë një klub është Di María. Kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm, por klubi nuk do të rinovojë me të dhe për këtë arsye aventura e tij pariziane do të marrë fund. Mbetet për t’u parë nëse lojtari nga Rosario do të dëshirojë të qëndrojë në Europë, apo do të rikthehet në Central, klubi nga i cili doli, edhe pse duket mjaft e pamundur.

Paredes dhe Icardi dalin në treg

Lidhur me Leo Paredes dhe Mauro Icardi, synimi i klubit është t’i shesë ata. Të dy kanë paga të larta dhe nuk përshtaten me projektin e ardhshëm sportiv, pavarësisht se kanë një kontratë. Paredes ka një marrëveshje deri në qershor 2023, ndërsa Icardi deri në qershor 2024, kështu që ata gjithashtu mund të huazohen nëse nuk shiten.

Mbappe te Madridi dhe Neymar…

Largimeve të Paredes, Icardi dhe Di María, duhet t’i shtojmë edhe largimin e pashmangshëm të Mbappe për te Real Madrid gjatë merkatos së verës. Nga ana tjetër klubi po mendon se çfarë të bëjë me Neymar. Objektivi ishte shitja, pasi cikli i tij ka përfunduar dhe rekordi është shumë i lartë. Por planet mund të ndryshojnë nëse te PSG lirohet hapësira me largimin e argjentinasve…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo marrë oferta tunduese psg dhe chelsea presidenti i psg-së drejtori i psg leonardo marrë oferta tunduese psg dhe chelsea presidenti i psg-së

Sondazh

Poll