Sport

E konfirmon Emery, sulmuesi Moreno mund të luajë kundër Liverpool…

18 Prill 2022, 13:08 Nga DOSJA

SPANJE – Lajm i mirë për Villarrealin. Unai Emery ka konfirmuar në një konferencë për shtyp, se Gerard Moreno nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe se nuk është një rikthim i dëmtimit të mëparshëm të muskujve.

Në fakt, trajneri nuk e ka përjashtuar as që ai të luajë pas nëntë ditësh në “Anfield” kundër Liverpool në ndeshjen e parë.

Për momentin, lojtari është në fazën e ripërshtatjes në stërvitje. Klubi ka lëshuar një raport mjekësor që ngjall shpresë. “Sulmuesi Gerard Moreno vuan nga një mbingarkesë intensive në muskujt e kofshës së këmbës së tij të djathtë. Në pritje të evolucionit.”

Për sulmuesin ka nisur numërimi mbrapsht. Të luash në “Anfield” mund të jetë paksa e nxituar me vetëm nëntë ditë në dispozicion. Duket më shumë gjasa, që ai të mund të luajë në “La Cerámica”, pas dy javësh për t’u rikuperuar.

Duhet mbajtur mend se Gerad Moreno është një lojtar jetik për Emery. Në Champions League ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje, për shkak të lëndimeve të ndryshme. Por në to ai nuk ka humbur. Katër fitore dhe dy barazime. Dy gola dhe tre asistime. Padyshim ai do t’u jepte verdhezinjve disa opsione të tjera, përballë një tjetër gjiganti evropian.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit trajneri i villarrealit villarreali i unai emery ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit trajneri i villarrealit villarreali i unai emery

Sondazh

Poll