Sport

Quajeni ‘robot’/ Rekordi i sulmuesit spanjoll, 6 vite rradhazi pa humbur një ndeshje

18 Prill 2022, 12:25 Nga DOSJA
Quajeni ‘robot’/ Rekordi i sulmuesit spanjoll, 6 vite rradhazi pa

SPANJË– Integritet, besimi i trajnerëve, aftësi dhe shumë fat që nuk dëmtohet kurrë. Inaki Williams, futbollisti i Athletic Bilbao-s është për rekord. Sulmuesi spanjoll me origjinë ganeze kundër Celta Vigos luajti ndeshjen e 227 radhazi në La Liga, gati gjashtë vite radhazi pa u dëmtuar, skualifikuar apo përjashtuar për zgjedhje teknike.

Tetorin e kaluar ëilliams kishte mposhtur rekordin e mëparshëm prej 203 ndeshjesh radhazi të luajtura në kampionatin spanjoll që i përkiste Juanan Larranaga, mbrojtësi i Real Sociedad në vitet ’80 dhe ’90. Seria e pabesueshme e sulmuesit filloi më 17 prill 2016 në fitoren 1-0 kundër Malaga-s.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport athletic bilabo inaki williams athletic bilabo inaki williams

Sondazh

Poll