Sport

Ancelotti: “Rregulluam diçka, por nuk e kishim humbur mendjen”

18 Prill 2022, 04:31 Nga DOSJA

SPANJE – Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, pas fitores 3-2 ndaj Sevilla, nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij, teksa komentuar zhvillimin e ndeshje:

“Ne nuk humbëm torruan në pjesën e dytë. Ne zgjidhëm disa detaje që ishin të gabuara në pjesën e parë: nuk ishim kompaktë, punuam keq me topin, shkurt pozicionimi ynë nuk ishte i saktë. Në pjesën e parë dukeshim si një ekip i lodhur dhe në të dytën një skuadër me intensitet të jashtëzakonshëm. Ka gjëra të vështira për t’u kuptuar në futboll, si vendimi i arbitrit për prekjen e topit me dorë nga Diego Carlos, rasti i Vinicius…

Është e vështirë të kuptosh pse luajtëm ashtu në pjesën e parë dhe pse luajtëm kështu në pjesën e dytë. Nuk jam i befasuar nga ajo që është në gjendje të prodhojë ky ekip, sepse nuk më befason kurrë. Por kjo pjesë e dytë më bën shumë krenar, dua të falënderoj të gjithë lojtarët për këtë”. 

Trajneri Ancelotti nuk i ka kursyer vlerësimet për futbollistin e ri të tij Rodrygo: “Ai do të jetë një lojtar shumë i madh. Ai bëri dallime në shumë raste, pati një pjesë të dytë të mrekullueshme”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport me italianit carlo ancelotti skuadra e ancelottit trajneri carlo ancelotti me italianit carlo ancelotti skuadra e ancelottit trajneri carlo ancelotti

Sondazh

Poll