Sport

“Ne nuk lejojmë askënd të bëjë presion mbi ne”, këmbëngul Oliver Kahn…

18 Prill 2022, 04:53 Nga DOSJA

GJERMANI – “Telenovela” Robert Lewandowski, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2023 ndaj dhe përflitet se ai do të kalojë te Barcelona sezonin e ardhshëm, ka gjallëruar ndjeshëm mjedisin te Bayerni. Adminitratori i klubit bavarez, Oliver Kahn, ka folur në “Sport1” për të sqaruar situatën për sulmuesin polak, i cili tashmë ka shënuar 47 herë këtë sezon.

“Ne jemi në kontakt me Robertin dhe duam që ai të qëndrojë në Bayern sa më gjatë që të jetë e mundur. Me sa duket, disa mendojnë se biseda të tilla dhe negociatat për kontratën janë si në lojën e menaxherit online, ku unë klikoj diçka dhe ai më pas zgjat kontratën. 

Duhet të shikojmë edhe situatën e lojtarëve. Ata që kanë performuar mirë në këtë klub për shumë vite janë të jashtëzakonshëm. Roberti është bërë një futbollist botëror me ne. Roberti është një lojtar që ka potencial për të shënuar 30, 40 gola çdo vit. Sigurisht, në një moment, lojtarë si ky i thonë vetes: ‘Unë kam bërë gjithçka këtu dhe kam fituar gjithçka’. Pastaj duhet kohë për ta bindur atë të qëndrojë”.

Një proces i cili, duke dëgjuar ish-portierin e kombëtares gjermane, për momentin është vetëm informal. “Ne vendosim se kur Bayern do të fillojë negociatat për kontratën, vazhdoi ai. – Ne e dimë shumë mirë se çfarë i detyrohemi këtij lojtari. Ka të bëjë gjithashtu edhe me një shkëmbim të respektueshëm me lojtarin. Por nuk lejojmë askënd të na bëjë presion… kur bëhet fjalë për marrjen e këtyre vendimeve të rëndësishme,”- ka deklaruar ndër të tjera administratori i skuadrës bavareze, Oliver Kahn.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich dopiedës së lewandowskit duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes robert lewandowski ishte i pafat administratori i bayern munich dopiedës së lewandowskit duke qeshur me lewandowskin në fund të ndeshjes robert lewandowski ishte i pafat

Sondazh

Poll