Aktualitet

U mbyt para 2 javësh, gjendet trupi i 10-vjeçarit në lumin Fan

17 Prill 2022, 10:21 Nga DOSJA
U mbyt para 2 javësh, gjendet trupi i 10-vjeçarit në lumin Fan

MIRDITË- U mbyt para 2 javësh, gjendet trupi i 10-vjeçarit në lumin Fan. Mesditën e sotme, polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës 10-vjecar, që u mbyt më datë 5 prill në lumin Fan, në Mirditë. Trupi i pajetë u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra.

I mituri humbi jetën më 5 prill, pasi hyri në lumë për të marrë topin me të cilin po lunate. Por në fakt ishte rrjedhja e lumit që e mori bashkë me topin.

Në ndihmë të 10-vjeçarit për ta shpëtuar ishte futur edhe i vëllai, por kur nuk ia kishte dalë mbanë që ta shpëtonte është kthyer në shtëpi ku ka njoftuar familjarët për lajmin e trishtë. Ai bashkë me të vëllanë kishte dalë të luante se bashku me disa shokë të tjerë, po kjo lojë iu kthye në tragjedi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lumi fan mbytet 10-vjecari ne mirdite mirdite lumi fan mbytet 10-vjecari ne mirdite mirdite

Sondazh

Poll