Aktualitet

Bllokoi llogaritë e familjarëve të një personi që kishte vdekur, lirohet Fatos Alimadhi

17 Prill 2022, 09:35 Nga DOSJA
Bllokoi llogaritë e familjarëve të një personi që

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia përmbaruesin Fatos Alimadhi. Alimadhi, vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, u lirua me kërkesë të Prokurorisë, pasi u arrestua dy ditë pas kallëzimit nga familjarët e një personi që kishte ndërruar jetë. Fatos Alimadhi akuzohej se kishte shpërdoruar detyrën me firmën e tij të përmbarimit privat.

Mësohet se një person që kishte marrë kredi në emër të një subjekti, por më pas ka ndërruar jetë, pa e shlyer kredinë dhe përmbaruesi Alimadhi u ka bllokuar llogaritë të gjithë familjarëve të tij që kishin lidhje me subjektin në fjalë, pa i lajmëruar ata. Ndërkohë që ligjërisht duhet të kishte marrë vetëm pjesën që mbulon sigurimi i jetës së personit në fjalë. Dy kolegët e Alimadhit, S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Fatos Alimadhi rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Ai akuzohej se kishte vjedhur shumën prej 32.255 eurosh nga shitja e një apartamenti. Prona në fjalë ishte shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 eurosh. Alimadhi kishte zhdukur dosjen përmbarimore, por hetimet e nxorrën zbuluar. Kjo nuk është hera e vetme që vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi kishte pasur probleme me ligjin. Në vitin 2015 Fatos Alimadhi ka qenë në hetim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi akuzohej se ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa personave në mënyrë të paligjshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fatos alimadhi fatos alimadhi tirane arrestohet fatos alimadhi fatos alimadhi tirane

Sondazh

Poll