Aktualitet

Përndiqte ish-gruan dhe theu urdhrin e mbrojtjes, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

17 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA
Përndiqte ish-gruan dhe theu urdhrin e mbrojtjes, arrestohet

ITALI– Një 52-vjeçar shqiptar me precedentë për krime të keqtrajtimit familjar dhe përndjekjes, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi kishte shkelur ndalimin për t’u afruar në vendet e frekuentuara nga ish-bashkëshortja.

Sipas mediave italiane, ai ishte në kërkim që prej datës 8 prill, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Gjykata e Apelit të Torinos. Agjentët e gjurmuan atë në një komunitet shërimi në provincën e Granda, ku burri kishte qëndruar më parë për t’u detoksikuar nga alkooli. Në fillim të prillit ai e kishte lënë atë, pasi kishte ecur për më shumë se dy orë, duke shkuar në lagjen Barriera di Milano në Torino për të kontaktuar ish-in.

Stafi i komisariatit të Barrierës së Nicës, që kreu kërkimin, pas një sërë hetimesh e gjeti atë në atë komunitet. Pasi e lokalizuan, të martën e kaluar hetuesit e Seksionit të Masave Parandaluese, Sigurie dhe Kautelare shkuan në provincën e Cuneos dhe e njoftuan për masën kufizuese.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52-vjecari ne itali policia italiane arrestohet 52-vjecari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll