Aktualitet

Aleanca e frikshme! Mafia shqiptare bashkohet me ‘puliezët’, kriminologu: Korrupsion kudo!

17 Prill 2022, 09:26 Nga DOSJA
Aleanca e frikshme! Mafia shqiptare bashkohet me ‘puliezët’,

ITALI- Disa mafiozë u bashkuan për të sjellë tonelata droge në zonën e Ferrarës. Hipoteza e një aleance mes mafieve shqiptare, nigeriane, kalabreze dhe pulieze është vërtetuar. E gjitha erdhi si rezultat i disa provave hetimore të zbuluara nga kriminologu i njohur Vincenzo Musacchio.

Musacchio, i cili sot është një nga studiuesit më të akredituar të mafias, e konsiderohet eksperti më i madh i mafies shqiptare, flet për një “pakt strategjik” që synon të transportojë tonelata drogë nga Shqipëria në Itali dhe më pas më gjerë në Europë. Në Ferrara, klanet e ndryshme nigeriane, shqiptare, kalabreze dhe pulieze kanë krijuar një sistem të vetëmjaftueshëm të prodhimit, trafikut dhe shitjeve të lëndëve narkotike.

“Droga – rritet në Shqipëri, mbërrin në Pulia dhe më pas klasifikohet në zona të ndryshme të Italisë. Në qytetin e familjes Este nuk ka vetëm drogë.”. Në Itali, ka infiltrime mafioze në administratën publike, aq sa “sot nuk ka asnjë sektor që mund të konsiderohet i papërfshirë me krimin, duke përmendur edhe fusha si:  ndërtimi, transporti, turizmi, hoteleria, prokurimet publike dhe subvencionet,”-shpjegon kriminologu.

Panorama “e vizatuar” nga Musacchio është dëshpëruese.

“Besoj se përveç aktiviteteve represive të dukshme dhe të nevojshme, është e nevojshme të shkundet ndërgjegjja e qytetarëve duke i bërë ata të kuptojnë dëmin e shkaktuar në territor nga infiltrimet e mafias. Fatkeqësisht, ka ende nga ata që sot thonë se mafia nuk ekziston. Qytetarët duke mos parë më mafien klasike, të dhunshme, e perceptojnë fenomenin mafioz, në dukje të heshtur dhe të padukshëm, si të largët por tani dhuna është zëvendësuar nga korrupsioni”.

Marrë nga estense.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali mafia shqiptare ne itali vincenzo musacchio itali mafia shqiptare ne itali vincenzo musacchio

Sondazh

Poll