Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe bie në liqenin e Fierzës, vdes 60-vjeçari, shpëton i biri

17 Prill 2022, 09:50 Nga DOSJA
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në liqenin e Fierzës, vdes

KUKËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një mjet ka përfunduar në liqenin e Fierzës. Si pasojë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë Sul Demnushi, 60 vjeç, banues në fshatin Mamës. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në urën e Drinit të Zi, ku djali i 60-vjeçarit, i cili drejtonte mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar në liqenin e Fierzës. I riu, i identifikuar me inicialet A. D., fatmirësisht ai i ka shpëtuar aksidentit dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por i ati nuk ka qenë dhe aq me fat.  

“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,”- njofton Policia.

Deri në këto momente, nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatal për 60-vjeçarin. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, po edhe lagështia në rrugë për shkak të shiut.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kukes kukes aksident ne kukes kukes

Sondazh

Poll