Aktualitet

“Kush ja theu gjymtyrët?!”/I riu me duar të fashuara, gazetarja Hoxha: Nëse gënjen Policia…

17 Prill 2022, 09:19 Nga DOSJA
“Kush ja theu gjymtyrët?!”/I riu me duar të fashuara,

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur pikëpyetje lidhur me fashot në duart e Arsen Qoses, i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit pasi u zhvesh në festën e ditëlindjes së tij. 39-vjeçari u shfaq në Gjykatë ditën e djeshme me duar të fashuara, dhe pretendon se është dhunuar fizikisht nga Policia. Por kjo akuzë e tij duket se e ka liruar edhe nga prangat, duke bërë që Gjykata e Tiranës të hidhte poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Anila Hoxha shkruan se nëse nuk ka pasur dhunë dhe Qose ka kundërshtuar forcat e Policisë, përse i ka duart me allçi dhe pse nuk sqarohet askund ky fakt.

“Policia duhet të mesojë të paktën njëherë të heshtë nëse sdi dhe sdo të tregojë të vërtetën. Jo të fshehë ngjarje sic hodhën pistoletën nepër rrugica mbasi vranë Klodian Rashën”-përfundon Hoxha.

POSTIMI I PLOTË I ANILA HOXHËS:

Sa vijon njoftimi i policisë mbi duart e thyera te shtetasit Arsen Qose. Aty nuk sqarohet përse ky shtetas i ka te dyja duart në allci. Sado i dhunshëm , i droguar apo i dehur të ketë qenë, kush ja theu gjymtyrët? Si ka mundësi që gjykata e liroi menjëherë këtë qytetar , ndonëse i kishin ngarkuar dy akuza, atë të rrahjes se policeve dhe shkaterrimit të pronës.

Dikush gënjen. Nëse genjeshtari është qytetari , ai sduhej të lirohej, mbasi ka rrezikuar jetën e dy efektivevr të policisë së shtetit! Nëse gënjen policia , atëherë serisht dikush duhet te mbajë përgjegjesi ! Së bashku me manipulimin e ngjarjes! Dhe këtë do ta thotë Agjensia e Mbikëqyrjes Policore. Është kjo agjensi që heton dhe sakteson nëse ka patur dhune apo jo. Policia duhet të mesojë të paktën njëherë të heshtë nëse sdi dhe sdo të tregojë të vërtetën. Jo të fshehë ngjarje sic hodhën pistoletën nepër rrugica mbasi vranë Klodian Rashën.

Sqarim i Policisë Tiranë

Në lidhje me pretendimet e shtetasit të arrestuar A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, se Policia ka ushtruar dhunë ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se: Më datë 14.04.2022, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në rrugën “Jordan Misja”, i dënuar më parë për vjedhje, informacion i dhënë dhe për mediat e publikun. Sqarojmë se me datë 13.04.2022, shtetasi A. H., pronar i një hoteli në rrugën e Dajtit, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të Policisë, sepse kishte konflikt me një shtetas, (klient në hotel), pasi ky i fundit kishte dalë i zhveshur nga dhoma e hotelit.

Shërbimet e Policisë, kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, në ambientet e lokalit të hotelit, dhe pasi kanë marrë kontakt me palët e konfliktit, i kanë kërkuar shtetasit A. Q., që të identifikohej. Shtetasi A. Q., nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit dhe ka kundërshtuar me dhunë dy punonjësit e Policisë, duke i ofenduar, goditur e duke iu shkaktuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Në ato momente, shërbimet e Policisë, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorte ky shtetas, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve, për shkak të situatës së krijuar nga dhuna që shtetasi A. Q. po përdorte.

Pasi është bërë prangosja e tij dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit, duke marrë shkas nga sjellja shumë agresive dhe nga veprimet tepër të dhunshme, është njoftuar ambulanca dhe është dërguar në spital, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, nga stafi mjekësor, është komunikuar se dyshohej se shtetasi A. Q., mund të ishte nën efektin e drogërave shumë të forta.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 4., ku është bërë arrestimi i tij. Njëkohësisht punonjësit e Policisë janë pajisur me vendime ekspertimi mjeko-ligjor, pasi u dëmtuan si pasojë e dhunës dhe veprimeve agresive nga shtetasi A.Q. Sqarojmë opinionin publik se veprimet e Punonjësve të Policisë janë kryer në përputhje me ligjin dhe procedurën standarte të punës.

Pak ditë më parë, 33-vjeçari Qose kishte festuar ditëlindjen në barin e një hoteli ku ishte akomoduar në Dajt. Por, në gjendje të dehur, ai ishte zhveshur, duke bërë që pronari i resortit të thërriste forcat e Policisë së Shtetit dhe ta denonconte për sjellje të turpshme në publik. Arsen Qose u arrestua por përfundoi me të dyja duart e thyera në spital dhe për këtë i riu akuzon efektivët, të cilët sipas tij e kanë dhunuar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha arsen qose dhunohet arsen qose anila hoxha arsen qose dhunohet arsen qose

Sondazh

Poll