Aktualitet

Sulmi ndaj kancelarit të gjykatës, zbulohet kush dhunoi Ledio Sulkuqin në Elbasan (EMRI)

17 Prill 2022, 10:12 Nga DOSJA
Sulmi ndaj kancelarit të gjykatës, zbulohet kush dhunoi Ledio Sulkuqin

Personat që shihni në këto pamje janë autorët e dyshuar të dhunimit të kancelarit të gjykatës Elbasan, Ledio Sulkuqi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në lagjen Aqif Pasha. Dy të rinjtë me shkopinj në duar, pasi dhunuan kancelarin ecin me vrap drejt një makine tip Golf të parkuar në zonë dhe largohen në drejtim të paditur.


Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar ekskluzivisht pamjet e kamerës së sigurisë, e cila ka fiksuar lëvizjet e autorëve ndodhet rreth 100 metra larg banesës së kancelarit, ku ndodhi ngjarja. Nga kqyrja e pamjeve të kësaj kamere, por edhe të të tjerave në zonë policia mundi të identifikojë një prej të dyshuarve dhe ta shpallë atë në kërkim. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin Usama Gashi nga Elbasani.

Policia dyshon se dhuna ndaj kancelarit lidhet me punën e tij në gjykatën e këtij qyteti. 24 vjeçari i shpallur në kërkim ka lidhje me një person me precedent të theksuar në Elbasan dhe dyshohet se ai të ketë urdhëruar sulmin ndaj kancelarit pasi ky i fundit nuk e ka njoftuar për një çështje gjyqësore të tij.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet ledio sulkuqi ledio sulkuqi usama gashi dhunohet ledio sulkuqi ledio sulkuqi usama gashi

Sondazh

Poll