Aktualitet

Me makinën e vjedhur tentuan të tërhiqnin ATM, arrestohen dy shqiptarë në Itali

17 Prill 2022, 10:31 Nga DOSJA
Me makinën e vjedhur tentuan të tërhiqnin ATM, arrestohen dy

ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane për tentativë vjedhje pasi kishin marrë një makinë Fiat Panda dhe kishin planifikuar grabitjen e një lokali në zonën e Albinos.

Sipas mediave italiane, të dy u arrestuan gjatë natës së mbrëmshme me një mjet tip Alfa Romeo 147 ku gjatë rrugës ata u ndaluan një patrullë nga njësia operative e radios celulare të angazhuar në një shërbim kontrolli. Qëndrimi i dyshimtë i të dyve nuk ka kaluar pa u vënë re nga ushtarakët të cilët kanë vendosur të hetojnë dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjet një frenues për njësitë e kontrollit, një çelës universal ndezës për makina dhe mjete të tjera vjedhjeje.

Jo shumë larg u gjet një Panda, e cila ishte vjedhur disa orë më parë. Nuk u desh shumë për t’i lidhur të dyja ngajrjet. Nga mbikqyrja e kamerave të survejimit dhe nga informacionet, rezultoi se dy shqiptarët, pak para kontrollit, kishin thyer xhamin e një lokali në Albino, duke i lidhur një litar Pandas së vjedhur. Megjithatë, përpjekja për të shkulur nga muri një ATM parash nuk pati efektin e dëshiruar.

Njëri prej dy shqiptarëve u akuzua për posedim dhe prodhim dokumentesh false, krim për të cilin duhet të vuajë 1 vit e 6 muaj.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptar ne itali policia italiane arrestohen 2 shqiptar ne itali policia italiane

Sondazh

Poll