Sport

Cristiano Ronaldo shkëlqen, ringjall Man.United me një “hat-trick”

16 Prill 2022, 18:44 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo shkëlqen, ringjall Man.United me një

ANGLI – Pas gabimit të Tottenhamit në shtëpi kundër Brighton më herët (0-1), mundësia ishte e mirë për Manchester United për t’u afruar me Spurs, në garën për vendin e katërt, duke u kualifikuar për në Champions League. Një mundësi e kapur nga “Djajtë e Kuq”, e realizuar nga një i madh, si Cristiano Ronaldo ndaj Norwich (3-2).

Në humor të rënduar për shkak të zemërimit të tifozëve të Manchester United ndaj drejtuesve të tyre, të shumtë ishin duke shqyrtuar me kujdes paraqitjen e kapitenit portugez të “Djajve të Kuq”.

Dhe ai nuk zhgënjeu. I fishkëllyer nga një pjesë e “Old Trafford” në fillimin e ndeshjes, CR7 i heshti me shpejtësi kritikët, duke shënuar dy herë në pjesën e parë (7’ dhe 32’).

Por Dowell pak para pushimit (45’+1), më pas Pukki në fillimin e pjesës së dytë (52’) përfituan nga qëndrimi pritës i mbrojtjes së Manchester United për të lejuar Norwich të ringjallet.

Dhe pastaj Cristiano u shfaq edhe një herë, pesëmbëdhjetë minuta më vonë: me një goditje dënimi direkt për të plotësuar “hat-trick”-un e 60-të të karrierës së tij dhe për t’i dhënë fitoren 3-2 Manchesterit. Një sukses që i lejon lojtarët e Rangnick të kthehen në tre pikë larg Tottenham dhe Champions League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo shenon golin e 700 kapiteni i manchester united një marrëveshje me manchester united cristiano ronaldo shenon golin e 700 kapiteni i manchester united një marrëveshje me manchester united

Sondazh

Poll