Sport

Nga Milano në Sardenjë, Ibra ndjek pasardhësin, djali i tij luan për Talent Trophy 2022

16 Prill 2022, 16:07 Nga DOSJA
Nga Milano në Sardenjë, Ibra ndjek pasardhësin, djali i tij luan

ITALI– Zlatan Ibrahimovic ka zbarkuar në Sardenjë për të marrë pjesë në Talent Trophy 2022, ku djali i tij Maximilian luan me fanellën e Hammarby. Pas fitores kundër Genoa-s, siç shihet, suedezi fluturoi në ishull për të parë nga afër ecurinë e djalit të tij lindur në vitin 2006. Mes skuadrave të përfshira në turneun prestigjioz të futbollit kushtuar talentëve të rinj ndërkombëtarë nën 14 vjeç janë Inter Milan, Roma, Liverpool, Borussia Dortmund, Roma dhe Benfica.

Më shumë se 80 ndeshje do të luhen në katër lokacionet e mrekullueshme të vendosura në zonat e njohura dhe të famshme të Sardenjës, pranë Sassarit: Palau, La Maddalena, Luogosanto dhe Santa Teresa di Gallura. Sardegna Talent Trophy 2022 do të jetë promovuesi i sektorit të të rinjve nën 14 vjeç, duke mbështetur futbollistët e rinj në rrugën e tyre të rritjes sportive dhe sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll