Sport

Ekipi i tij po lufton për mbijetesë, kërkesa e trajnerit për lojtarët; Mjaft më me Ramazan!

16 Prill 2022, 15:56 Nga DOSJA
Ekipi i tij po lufton për mbijetesë, kërkesa e trajnerit për

FRANCË– Polemika në Francë për vendimin e marrë nga trajneri i Saint-Etienne. Pascal Dupraz, pas disfatës javën e kaluar, u ka kërkuar lojtarëve myslimanë që të mos agjëronin gjatë Ramazanit. Arsyeja? Skuadra duhet të luftojë fort për të qëndruar Ligue 1.Klubi ,aktualisht ndodhet i treti nga fundi. Si të mos mjaftonte momenti negativ, skuadra pësoi javën e kaluar një humbje të rëndë me shifrat 6-2, ndaj Lorient, skuadër që po luan për të qëndruar në Ligue 1.

Trajneri, pas ndeshjes, e cilësoi humbjen si një katastrofë kolektive: “Përgjegjësia e trajnerit është t’u përsërisë lojtarëve të tij se futbolli kërkon respekt. Duhet të respektosh bazat, është thelbësore, dhe kjo është ajo që ne nuk dinim të bënim. Është një katastrofë kolektive, një mëkat krenarie.Sipas Get French Football Neës, trajneri u kërkoi lojtarëve myslimanë, rreth dy të tretat e ekipit të tij, të mos agjëronin. Myslimanët në këtë periudhë agjërojnë çdo ditë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit për Ramazanin, i cili këtë vit zgjat nga 1 prilli deri më 1 maj.

Këtë kërkesë Dupraz dyshohet se e ka bërë ballë për ballë me secilin prej tyre. Një përpjekje e dëshpëruar për t’u përpjekur për të qëndruar në kampionat. Kërkesa e tij ndezi në mënyrë të pashmangshme polemika në Francë. Trajneri doli gjithashtu në qendër të vëmendjes për kritikat publike të disa prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm, si kapiteni i Saint-Etienne Ëahbi Khazri dhe zëvendëskapiten Timothée Kolodziejczak.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport france saint etienne france saint etienne

Sondazh

Poll