Sport

Tirana me një dore te titulli, bardheblutë likujdojnë Egnatian dhe çojnë në +19 diferencën

16 Prill 2022, 14:09 Nga DOSJA
Tirana me një dore te titulli, bardheblutë likujdojnë Egnatian

RROGOZHINË- Tirana pranë titullit kampion. Skuadra drejtuar nga Orges Shehi fiton ndaj Egnatias me shifrat 0-3, duke iu afruar edhe më shumë  titullit. Bardheblutë shënuan që në sekondat e para me anë të Redon Xhixhës dhe më pas e pati të lehtë menaxhimin e lojës.

Egnatia provoi të reagojë me disa goditje nga distanca, por pa rezultat, ndërsa në pjesën e dytë ishin Hoxhallari e Najdovski që shënuan golat që vulosën fatin e sfidës. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 66 pikëve dhe në një nga dy ndeshjet e radhës mund të festojë zyrtarisht titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egnatia tirana egnatia tirana

Sondazh

Poll