Sport

Presidenti Macron, një aleat i PSG-së për të bindur Mbappé…

16 Prill 2022, 15:51 Nga DOSJA
Presidenti Macron, një aleat i PSG-së për të bindur

FRANCE I lodhur nga të qenit në qendër të debatit, Kylian Mbappé ka vendosur të heshtë deri në fund të sezonit. Ai nuk do të flasë për të ardhmen e tij para se të marrë një vendim përfundimtar.

Real Madridi mbetet i qetë. PSG nuk i humb shpresat për rinovimin e kontratës me yllin e saj. Pavarësisht të gjitha komplikimeve, skuadra pariziene ka aleat të madh presidentin Emmanuele Macron, pasi që prej vitit 2018 ka mbajtur një marrëdhënie fluide me sulmuesin francez.

PSG është përpjekur ta joshë Mbappen me mijëra mënyra: me një kontratë më të gjatë, me një më të shkurtër dhe mbi të gjitha me para. Me shumë para. Megjithatë, atij duket nuk i bëjnë përshtypje shifrat e ofruara nga emiri i Katarit. Ai duket kërkon të bindet nëse Parisi mund të bëhet edhe fitues i Champions League.

Ndërkohë, kreu i shtetit flet rregullisht me Mbappen pa pasur nevojë për ndërmjetës.  Bisedat mes të dyve janë përsëritur muajt e fundit. Pavarësisht se Macron është një tifoz i njohur i Olympique Marseille, ai e kupton se Kylian është pasuria më e mirë që mund të ketë Franca dhe padyshim, Ligue 1.

Futbollisti është ikona kryesore në vend dhe ka fituar statusin e heroit kombëtar. I admiruar, i respektuar dhe gjithashtu i përfshirë me më të rinjtë, dimensioni i tij shkon përtej atij të një futbollisti të thjeshtë, ai shihet si një pikë referimi në nivel social.

Stacioni radiofonik “RTL” thekson se Macron vazhdon të bëjë përpjekje të palodhura në mënyrë që Mbappé të marrë pjesë në propozimin e rinovimit të PSG-së dhe të flakë Real Madridin. Në bisedat telefonike, apo mesazhet që janë shkëmbyer së fundmi, kandidati për të qëndruar në Elysee, ka këmbëngulur në përfitimet që mund të sjellë qëndrimi në skuadrën pariziene për lojtarin. Fjala e fundit është nga Kylian. Dhe, pavarësisht gjithçkaje, ai është akoma më afër Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo e ardhmja e kylian mbappé emannuele macron drejtori i psg leonardo e ardhmja e kylian mbappé emannuele macron

Sondazh

Poll