Sport

FA CUP/ Klopp triumfon ndaj Guardiolës, City zgjohet vonë, Liverpool në finale

16 Prill 2022, 16:41 Nga DOSJA
FA CUP/ Klopp triumfon ndaj Guardiolës, City zgjohet vonë, Liverpool

ANGLI-Fundjavën e kaluar ishte një spektakël i vërtetë në “Etihad”, ndërsa po e njëjta emocion ishte edhe në përballjen gjysmëfinale të FA Cup mes Liverpool dhe Manchester City-t që u zhvillua në Wembley. Skuadra e Jurgen Klopp shkon në finale duke mundur qytetarët me shifrat 2-3. Një pjesë e parë nën dominimin e The Reeds ku u shënuan tri gola.

Konate në minutën e 9’ do të realizonte të parin, ndërkohë që Mane në të 17-tën do të përfintonte nga një gabim i portierit Steffen. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra do të ishte sërish sulmuesi senegalez që do të shënonte të tretin gol. Pas një pjesë të parë në hije City reagoi sapo fillon fraksioni i dytë.

Manchester City rihap takimin me Grealish në minutën e 47’, ndërkohë që goli ui Bernardo Silvës në minutën e 91’ nuk mjaftoi. Liverpool kualifikohet në finalen e FA Cup, por rivaliteti mes dy skuadrave në kampionat vazhdon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport city klopp liverpool city klopp liverpool

Sondazh

Poll