Sport

Kastrioti arrin ‘mrekullinë e pestë’, sytë janë kthyer te Europa, Kukësi bie në Kamëz

16 Prill 2022, 14:03 Nga DOSJA
Kastrioti arrin ‘mrekullinë e pestë’, sytë janë

KAMËZ-Mos e quani më një surprizë. Kastrioti i Emiljano Celës po bën një kampionat jashtë cdo parashikimi. Suksesi i pestë rradhazi, i fundit kundërshtar që doli i mundur ishte Kukësi. Në takimin e javës së 29-të që u zhvillua në Kamëz, krutanët fitojnë me shifrat 1-0.

Kastriotit do t’i mjaftonte goditja e parë në portë për të shënuar dhe marrë avantazhin si dhe për të vulosur rezultatin e kësaj përballjeje në minutën e 56’ me Bedri Grecën, që realizoi një super goditje.

Pas takimit të raundit të 29-të të Abissnet Superiore Kukësi rendite në vend të tretë me 45 pikë, teksa Kastrioti shkon në kuotën e 37 pikëve në vend të gjashtë, pra vetëm tetë më pak se vendi i fundit që siguron Europën.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kastrioti kukesi kastrioti kukesi

Sondazh

Poll