Sport

Safet Gjici heq dorë nga titulli kampion, mesazhi për Longon; Konfirmohet në stol vetëm…

16 Prill 2022, 12:00 Nga DOSJA
Safet Gjici heq dorë nga titulli kampion, mesazhi për Longon;

SHQIPËRI- Presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici, foli nga stadiumi i Kamzës, në prag të sfidës ndaj Kastriotit, teksa konfirmoi që stadiumi do të inagurohet më 23 prill. Në prononcimin e tij për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

“Është përfundimisht e mbyllur që më datën 23 prill do bëjmë inaugurimin e stadiumit. Është sezoni i katërt që kemi marrë me radhë të gjitha fushat e Shqipërisë. Edhe shtegtimi është një nga faktorët që jemi në këtë gjendje. 3 barazime radhazi janë shumë. Po fituam sot jemi në rrugën e duhur. Është një ndeshje e luftuar.

Një trajner që të konfirmohet duhet të ketë rezultate. Objektiv është pjesëmarrja në Europë. Deri tani s’kemi siguruar asgjë. 8 ndeshjet duhet të vlerësohen si finale. Trajneri Longo dhe stafi duhet të punojnë fortë në çdo ndeshje. Konkurrenca për në Europë është shumë e madhe. Nuk duhet të bëjmë hap fals. Po realizojmë objektivin, patjetër që do të vazhdojmë. Titulli do të jetë një nga objektivat e vitit tjetër”, u shpreh Safet Gjici.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kukesi safet gjici kukesi safet gjici

Sondazh

Poll