Sport

Për Effenberg, të dy sulmuesit duhet t’i japin lamtumirën kombëtareve

16 Prill 2022, 04:57 Nga DOSJA
Për Effenberg, të dy sulmuesit duhet t’i japin lamtumirën

GJERMANI – Bayern Munich kërcen vetëm në dasmë, kampionatin në Bundesligë.  Ndërsa në Kupën DFB, si edhe në Champions League, bavarezëve u duhet të dorëzohen herët, pas paraqitjeve të sikletshme. Në kupë humbën 0:5 ndaj Gladbach. Në Champions ata u eliminuan nga Villarreali, i shtati në La Liga.

Pas humbjes nga spanjolët në çerekfinalet e Champions League, ish-ylli i Bayern dhe i kombëtares gjermane, Stefan Effenberg (53 vjeç) kritikoi dy lojtarët më të mire të skuadrës bavareze, Thomas Müller (32 vjeç) dhe Robert Lewandowski (33 vjeç).

Effenberg, në rubrikën e tij “t-online” shpjegon se Müller dhe Lewandowski “megjithë golat, asistimet dhe shpeshherë paraqitjet e forta”, nuk mund të kishin performancat e tyre më të mira në ndeshjet vendimtare të sezonit. Këshilla e Effenberg për dy veteranët është: “Përqendrohuni te Bayern dhe ndoshta duhet të jepni dorëheqjen nga ekipi kombëtar”.

Dhe më tej: “Kupa e Botës në Katar në mes të sezonit do të jetë jashtëzakonisht rraskapitëse dhe për rrjedhojë një rrezik për sezonin. Në moshën 32, 33 ose 34-vjeçare duhet të dëgjosh trupin tënd dhe të mendosh dhe për sa kohë do të funksionojë.”

Veç kësaj, “Tigri” siç thirrej në rininë e tij, alarmon skuadrën bavareze. Ai aktualisht nuk e sheh Bayernin në nivelin më të lartë për vitet e ardhshme. “Marc Roca, Bouna Sarr, Marcel Sabitzer, Corentin Tolisso, Omar Richards dhe Tanguy Nianzou, janë lojtarë që mund të presësh cilësi të lartë për të konkurruar në Europë,”shprehet Effenberg.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich i rikthehet fitores effenberg robert lewandowski ishte i pafat thomas müller i bayern munche bayern munich i rikthehet fitores effenberg robert lewandowski ishte i pafat thomas müller i bayern munche

Sondazh

Poll