Sport

Burnley, pas një dekade shkarkon trajnerin Dyche. Skuadra ka nevojë për ndryshim…

15 Prill 2022, 16:19 Nga DOSJA
Burnley, pas një dekade shkarkon trajnerin Dyche. Skuadra ka nevojë

ANGLI – Nëpërmjet një deklarate zyrtare të premten, skuadra e Burnleyt ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Sean Dyche.

“Rezultatet kanë qenë zhgënjyese dhe ndërsa ky ishte një vendim tepër i vështirë për t’u marrë, me tetë ndeshje vendimtare për të përfunduar, ne mendojmë se nevojitet një ndryshim për t’i dhënë skuadrës shanset më të mira të mundshme për të ruajtur statusin e tyre në Premier League”.

Dyche ishte trajneri më jetëgjatë në Premier League, pasi ishte në krye të ‘Clarets’ për nëntë vjet e gjysmë, duke mbikëqyrur një periudhë, që do të mbetet si një nga më të suksesshmet në historinë e klubit.

Presidenti Alan Pace shkruan: “Gjatë kohës së tij në “Turf Moor”, Sean ka pasur shumë merita si brenda dhe jashtë fushës, i respektuar nga lojtarët, stafi, mbështetësit dhe komuniteti më i gjerë i futbollit. Ndërsa një zëvendësues për Dyche nuk është gjetur, trajnerit të U-23, Mike Jackson, i është kërkuar të menaxhojë ekipin këtë të dielë”. 

Aktualisht Burnley, me 24 pikët e grumbulluara renditet në vendin e 18-të Premier League, duke patur vetëm dy pike para Everton, i cili gjithashtu bën përpjekje për mbijetesë.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport do të luajë në premier league pas humbjes ndaj burnleyt president i burnley trajnerit sean dyche do të luajë në premier league pas humbjes ndaj burnleyt president i burnley trajnerit sean dyche

Sondazh

Poll