Sport

Presidenti Agnelli & Co, lirohen nga akuzat për fitime kapitale…

16 Prill 2022, 04:21 Nga DOSJA
Presidenti Agnelli & Co, lirohen nga akuzat për fitime kapitale…

ITALI – Prokuroria e FIGC akuzoi disa skuadra nga Seritë A, B dhe C të martën e kaluar për rritjen e vlerës së lojtarëve në treg, për të gjeneruar më shumë të ardhura gjatë transferimit të tyre, por sipas vetë FIGC, të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm.

“Gjykata Federale Kombëtare, e kryesuar nga Carlo Sica, liroi të gjitha kompanitë, menaxherët dhe administratorët e klubeve që ishin akuzuar nga Prokuroria Federale për llogaritjen e fitimeve kapitale dhe të drejtat për shërbimet e lojtarëve me vlera më të larta se ato të lejuara. Për parimet e kontabilitetit në raportet financiare, arsyet do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Prokuroria kërkoi të martën e kaluar pezullimin e funksioneve të tyre për disa drejtues të Juventusit, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli (dymbëdhjetë muaj), Pavel Nedved (tetë muaj), Maurizio Arrivabene (tetë muaj), Federico Cherubini (gjashtë muaj e 20 ditë) dhe ish-drejtorin sportiv Fabio Paratici (16 muaj e dhjetë ditë). Përveç kësaj, ai kërkoi një gjobë prej 800.000 euro për ekipin e Juventusit.

Gjithashtu një skualifikim pretendohej edhe për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, me 11 muaj e pesë ditë, si dhe një sanksion financiar prej 329 mijë eurosh.

Skuadra si Empoli nga Seria A; Parma dhe Pisa nga Seria B; Pro Vercelli dhe Pescara, nga Seria C, plotësuan listën e të akuzuarve pasi, të cilët sipas Prokurorisë, dyshoheshin se kanë gjeneruar edhe fitime kapitale fiktive. Lista e pezullimeve të mundshme arrinte në 61 emra, tashmë të gjithë të pafajshëm.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventusi është në duart e agnellit presidenti andrea agnelli presidenti aurelio de laurentiis juventusi është në duart e agnellit presidenti andrea agnelli presidenti aurelio de laurentiis

Sondazh

Poll