Sport

Nagelsmann kërcënohet me vdekje pas eliminimit të Bayernit, sulmohet edhe e jëma…

15 Prill 2022, 14:50 Nga DOSJA
Nagelsmann kërcënohet me vdekje pas eliminimit të Bayernit,

GJERMANI – Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann tha të premten se ai mori kërcënime me vdekje, pasi klubi bavarez u eliminua nga Villarreal në Champions League (1-0, 1-1).

“E di që gjithmonë do të kritikohem nga të gjitha anët, është normale dhe mund ta përballoj. Por kam marrë mëse 450 kërcënime me vdekje në Instagram dhe kjo është e tepërt”,- tha ai përpara udhëtimit të Bayernit në Bielefeld për ndeshjen e së dielës në Bundesligë.

“Nëse njerëzit duan të më vrasin mua, por ata po sulmojnë edhe nënën time që nuk i intereson as futbolli,- tha trajneri. – Unë nuk mund ta kuptoj atë. Sapo e fikin televizorin, njerëzit harrojnë çdo mirësjellje. Dhe ata mendojnë se kanë të drejtë, kjo është pjesa më e keqe”. 

I pyetur për mundësinë për ta parë atë të parashtrojë një ankesë, Nagelsmann mendon se kërcënimet ishin të shumta. “Nuk do ta gjeja fundin. Unë marr disa pas çdo ndeshje, pavarësisht nga fituesi”. Trajneri sqaroi megjithatë se nuk priste që Bayerni të rriste masat e sigurisë. “Ne jemi njerëz privatë. Nuk dua të provokoj askënd dhe askush nuk ka ardhur ende në shtëpinë time për të më kërcënuar”,- theksoi ai.

Julian Nagelsmann është anëtari i dytë i klubit të Bayernit që kërcënohet këtë javë pas eliminimit befasues në çerekfinale të Champions League nga Villarreali, me një nivel shumë më të ulët se gjigantët gjermanë. Edhe gruaja dhe djali i drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic thanë gjithashtu të mërkurën dhe të enjten, se ata kishin qenë objektiv i kërcënimeve, duke treguar pamjet e mesazheve të marra në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratorin e bayern munichut julian nagelsmannit nagelsmann si trajneri i ri i bayern administratorin e bayern munichut julian nagelsmannit nagelsmann si trajneri i ri i bayern

Sondazh

Poll