Sport

Sukses historik për José Mourinhon në pankinë, ‘rekordmen’ me 11 pjesëmarrje…

15 Prill 2022, 15:47 Nga DOSJA
Sukses historik për José Mourinhon në pankinë,

ITALI – Trajneri portugez i Romës, José Mourinho, u bë këtë të enjte, pas eliminimit të norvegjezve të Bodo/Glimt në Conference League, trajneri me më së shumti gjysmëfinale në kompeticionet evropiane në histori, me gjithsej njëmbëdhjetë paraqitje.

Mourinho vazhdon të thyejë rekorde nga pankina. Tani ai është trajneri me më shumë gjysmëfinale, duke lënë pas emrave të mëdhenj, si spanjolin Pep Guardiola, italianin Carlo Ancelotti (me nga nëntë), apo edhe anglezin e famshëm Sir Alex Ferguson dhe gjermanin Jupp Heynckes (të dy me nga tetë)

Portugezi “Special One” është i pari që ka konkurruar në gjysmëfinalet e tre kompeticioneve europiane: Champions League, Europa League dhe Conference League.  Përveç kësaj, ai ka shansin, që mund të bëhet edhe i pari trajner që ngre trofeun e ri të UEFA-s në këtë kompeticion.

Pas eliminimit të Atalantës kundër Leipzig në Europa League, Roma është e vetmja skuadër italiane me shanse për të ngritur një titull evropian, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 2010, kur Interi fitoi Champions League, në vitin e trefishit të tij historik, gjithashtu me Mourinhon të ulur në stol.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josé mourinho la kujtime të mira për trajnerin pep guardiola romë ndaj verdhekuqve të jose mourinhos trajneri carlo ancelotti josé mourinho la kujtime të mira për trajnerin pep guardiola romë ndaj verdhekuqve të jose mourinhos trajneri carlo ancelotti

Sondazh

Poll