Sport

Pas pesë sezonesh, Matic njofton se do të largohet nga Manchester United

16 Prill 2022, 04:24 Nga DOSJA
Pas pesë sezonesh, Matic njofton se do të largohet nga Manchester

ANGLI – Nemanja Matic ka njoftuar se do të largohej nga Manchester United pas pesë sezonesh me “Djajtë e Kuq”. Mesfushori 33-vjeçar, me kontratë deri në vitin 2023, ka marrë pjesë në 26 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat.

“Kam njoftuar drejtuesit, trajnerin dhe bashkëlojtarët për vendimin tim,- ka shkruar ndërkombëtari serb në llogarinë e tij në Instagram.

Ishte një nder dhe një privilegj i madh që isha si lojtar për këtë klub. Shumë faleminderit tifozëve për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar. Do të jap gjithçka deri në fund të sezonit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e mi të përfundojnë sa më lart”.

Nemanja Matic iu bashkua Manchester United në vitin 2017, duke ardhur nga Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kur luan për manchester united nemanja matic nemanja matic dhe bruno fernandes kur luan për manchester united nemanja matic nemanja matic dhe bruno fernandes

Sondazh

Poll