Sport

Ylli brazilian kujton fëmijërinë e tij, PUMA partner me “Institutin” e Neymar…

16 Prill 2022, 04:33 Nga DOSJA

BRAZIL Historia e Neymar nuk filloi në një fushë. Ashtu si i shumë fëmijëve të tjerë brazilianë, ai e bëri atë në rrugët e një lagjeje modeste në Glória. Një vend plot jetë dhe mbi të gjitha me ëndrra, disa të frustruara dhe të tjera si ato të futbollistit të PSG-së, të realizuara.

Kjo është arsyeja pse lojtari me numer 10 nuk e harron origjinën e tij dhe ndihmën që mund të japë nëpërmjet “Institutit të Projektit Neymar Jr”, i përfshirë në jetën sociale të mijëra të rinjve dhe familjeve në situata vulnerabël.

Sa herë që kthehet në Praia Grande, Neymar kujton shkollën ku studionte dhe klubet e para që e lejuan të argëtohej me një top në këmbë. Në këtë kuptim, Instituti i tij shërben si një mjet, që djemtë dhe vajzat e sotme braziliane, të kenë një mundësi për të ecur përpara jo vetëm nëpërmjet sportit, por edhe falë një edukimi të mirë.

Instituti i Projektit Neymar Jr. dhe PUMA kanë nënshkruar një aleancë për të punuar së bashku tani e tutje. Marka gjermane është ngarkuar me sigurimin e uniformave dhe materialeve për studentët.

Për zv.presidentin e Institutit, Neymar da Silva Santos, bashkëpunimi i PUMA-s në këtë rifillim të projektit ishte thelbësor për të vazhduar me punën e gjithëpërfshirjes që është kryer prej shtatë vitesh: “Është e rëndësishme të sigurohen mjetet pedagogjike për këta të rinj të kenë një të ardhme më të mirë, se ndihen pjesë e gjithë kësaj dhe se kanë Neymar si frymëzim”. Sepse ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport braziliani neymar e motra e yllit brazilian neymar me messin dhe neymarin në tribunë braziliani neymar e motra e yllit brazilian neymar me messin dhe neymarin në tribunë

Sondazh

Poll