Sport

Brozovic-Lautaro-Sanchez, Inter nuk gabon ndaj Spezias dhe fluturon në renditje

15 Prill 2022, 19:05 Nga DOSJA
Brozovic-Lautaro-Sanchez, Inter nuk gabon ndaj Spezias dhe fluturon në

ITALI- Inter nuk gabon dhe ushtron presion ndaj Milanit dhe Napolit në luftën për titullin kampion. Në javën e 33-të të Serie A, skuadra e Inzaghit mposht Spezian me rezultatin 1-3 dhe kalon përkohësisht në krye të renditjes me 69 pikë. Në minutën e 31′ Brozovic do të kalonte në avantazh Interin me një të majtë ku Provedel nuk kishte mundësi të bënte diçka.

Më pas në pjesën e dytë, ishte rradha e Lautaro Martinez (73′) që dyfishoi duke devijuar atë top të dhënë nga Perisic. Maggiore për Spezian (88′) rihapi takimin, por Sanchez (94′) firmosi në fund.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter spezia inter spezia

Sondazh

Poll