Sport

Kandidatët amerikanë tërhiqen nga oferta për të blerë Chelsean…

15 Prill 2022, 15:12 Nga DOSJA
Kandidatët amerikanë tërhiqen nga oferta për të

ANGLI – Konsorciumi amerikan i udhëhequr nga familja Ricketts, njoftoi të premten se kishte tërhequr ofertën e tij për të blerë Chelsean, një ditë pas afatit të fundit për dorëzimin e aplikacioneve për marrjen e klubit, të vënë në shitje nga pronari i tij rus Roman Abramovich.

Në një deklaratë, Tom dhe Laura Ricketts, pronarë të skuadrës së bejsbollit Chicago Cubs dhe partnerët e tyre, miliarderët amerikanë Ken Griffin dhe Dan Gilbert, thonë se “kanë vendosur të mos paraqesin një ofertë përfundimtare për Chelsea FC”, për shkak të mungesës së marrëveshje për përbërjen përfundimtare të propozimit të tyre.

Oferta e familjes Ricketts ishte kritikuar nga tifozët e Chelseas, të cilët kishin akuzuar patriarkun e familjes, Joe Ricketts, për islamofobi, teksa në vitin 2019 u zbuluan disa prej emaileve të tij. Por, gjithsesi kjo polemikë nuk ka të bëjë fare me tërheqjen e ofertës së blerjes, sipas mediave britanike.

Chelsea u nxor në shitje më 2 mars nga Abramovich, i cili kishte parashikuar sanksione të qeverisë britanike, që synonin oligarkët pranë Kremlinit dhe Putinit nga pushtimi i Ukrainës. Klubi mori një licencë të posaçme qeveritare që e lejonte të vazhdonte aktivitetin e tij, por me kushte strikte.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea në champions league chelsea në premier league chelseat të blerjes për chelsean chelsea në champions league chelsea në premier league chelseat të blerjes për chelsean

Sondazh

Poll