Sport

Ronaldo te Man.United? Trajneri i ri Ten Hag merr vendimin e parë të madh

15 Prill 2022, 11:46 Nga DOSJA
Ronaldo te Man.United? Trajneri i ri Ten Hag merr vendimin e parë të

ANGLI- Aventura e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Sipas thashethemve,trajneri i ardhshëm Erik ten Hag ka dhënë dritën jeshile që portugezi të largohet. Holandezi nuk e konsideron CR7 të përshtatshëm për stilin e lojës së skuadrës së tij, si dhe të kishte një “status” të paprekshëm që nuk do t’i përshtatej filozofisë në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, prej disa kohësh, marrëdhëniet mes Cristiano Ronaldos dhe United nuk kanë qenë pozitive, sidomos me trajnerin Rangnick.Për këtë arsye, Ronaldo ka takuar tashmë agjentin e tij Jorge Mendes për të planifikuar një destinacion të ri. Flitet për një transferim te PSG ose një rikthim emocionues te Real Madrid, pa hedhur poshtë  hipotezën e MLS dhe atë “romantike” të mbylljes së karrierës teSporting Lisbonës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ronaldo ten hag ronaldo ten hag

Sondazh

Poll