Sport

Chelsea, ende në pritje të presidentit të ri, lojtarët që do të largohen në fund të vitit

15 Prill 2022, 11:12 Nga DOSJA
Chelsea, ende në pritje të presidentit të ri, lojtarët

ANGLI– Chelsea po punon me qeverinë britanike për të përshpejtuar shitjen e klubit, një situatë e cila erdhi e papritur pas sanksioneve ndaj Abramovich. Së fundmi ka patur një shtyrje të ankandit për klubin londinez. Mësohet se çmimi dysheme për t’a blerë klubin është caktuar me 2,5 miliardë sterlina ose 3,3 miliardë dollarë.

Me sanksionet e vendosuar ku tifozët përveç atyre me abonim vjetor nuk mund të blejnë biletë për të ndjekur ndeshjen në ‘Stamford Bridge’, Chelsea po humbet 30 milionë sterlina në muaj. Nderkohë dy lojtarë të tjerë që do t’i largohen Chelsea-t në verë me parametër zero janë Andreas Christensen dhe Cezar Azpilicueta, që mund të transferohen te Barcelona.

Timo Werner, i pakenaqur me aventurën e tij në Angli mund të kalojë tek Borussia Dortmund, ndërsa Kante dhe Jorginho kanë edhe një vit kontratë. Trajneri Thomas Tuchel ka bërë një apel që situate të merret nën kontroll para se të jetë tepër vonë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli chelsea werner angli chelsea werner

Sondazh

Poll